Shkupi në vendin e 12-të ndër qytetet më të ndotura në botë

Sot, Shkupi ka zënë vendin e 12-të në listën e qyteteve më të ndotura në botë, me ajër që është pothuajse në “zonën e kuqe” – që tregon kushte kritike për frymëmarrje. Sipas të dhënave, niveli i grimcave PM10 është 140, duke e bërë ajrin të pasigurt për shëndetin.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, duket se semafori para shoferit është shumë i vështirë për t’u parë.
Sot në mëngjes, qytetarët e Shkupit u zgjuan me mjegull të dendur dhe ndotje që ka kontribuar në faktin që qyteti të jetë qyteti i dytë më i ndotur në Evropë dhe në vendin e 13-të në botë!
Në këto kushte, një dalje e zakonshme ose ecje nëpër qytet nuk mund të merret si një aktivitet i sigurt. Në vend të ajrit të freskët, qytetarët po thithin grimca toksike që shkaktojnë probleme me frymëmarrjen, lëkurën dhe shëndetin e përgjithshëm. Ekspozimi i gjatë ndaj ajrit të ndotur mund të ketë pasoja serioze për shëndetin, siç janë sëmundjet kronike të frymëmarrjes, dobësimi i imunitetit dhe madje edhe probleme mendore.