Shkup, pritje me rastin e Ditës së Fitores dhe Ditës së Forcave të Armatosura Turke

Ambasada e Turqisë në Shkup organizoi pritje me rastin e Ditës së Fitores dhe Ditës së Forcave të Armatosura Turke, raporton Anadolu.

Në pritjen e organizuar nën kujdesin e ambasadorit turk Fatih Ulusoy në rezidencën e ambasadës në Shkup, morën pjesë kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, kryeministri Hristijan Mickoski, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut (BFI), Shaqir Fetahu, deputetë, kryetarë komunash, përfaqësues të partive politike në vend, përfaqësues të institucioneve turke në vend dhe shumë të ftuar.

Programi filloi me intonimin e himneve kombëtare të të dyja vendeve.

Në fjalën e tij, ambasadori Ulusoy duke folur për rëndësinë e 30 gushtit, Ditës së Fitores, tha se shënimi i kësaj dite në tokën ku u shkollua Mustafa Kemal Atatürk, ishte një burim gëzimi i veçantë për ta.

Ai theksoi se duke pasur parasysh situatën aktuale në rajonin përreth Turqisë, të qenit i fortë në aspektin e ushtrisë, teknologjisë dhe burimeve njerëzore, si dhe në aspektin e një efekti të lartë parandalues, është më shumë sesa një zgjedhje, dhe se në këtë kuptim, Turqia ka bërë hapa të mëdhenj në industrinë e saj të mbrojtjes.

Ulusoy tha se prodhimi i tyre, i cili përmbush standardet e NATO-s, ka ndikim pozitiv në marrëdhëniet gjithnjë në zhvillim me miken dhe aleaten e tyre, Maqedoninë e Veriut.

“Pas hapjes së zyrës së ASELSAN-it për Ballkanin në Shkup vitin e kaluar, ne ishim shumë të kënaqur me dorëzimin e obusëve BORAN të prodhuara nga Ndërmarrja jonë Mekanike dhe Kimike për ushtrinë maqedonase në korrik si dhe me bashkëpunimin e nënshkruar midis MKE dhe ATS në mars dhe pjesëmarrjen e ministrave të Mbrojtjes dhe të Brendshëm në Panairin e Industrisë së Mbrojtjes IDEF që u mbajt në Stamboll në korrik”, nënvizoi ambasadori turk.

Gjatë programit u lexua edhe mesazhi i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për Ditën e Fitores.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button