Shkup, policia bastisë policinë
Anëtarët e Byrosë së Sigurisë Publike kanë kryer një aksion në godinën e Ministrisë së Brendshme paraditen e sotme.
Në zyrat e shefave dhe punonjësve në disa njësi organizative u kryen kontrolle dhe u sekuestrua dokumentacioni zyrtar.
Sipas informacioneve jozyrtare të policisë, ka nisur një hetim lidhur me dyshimet për shpërdorim të procedurave tenderuese për servisimin e automjeteve zyrtare të policisë dhe Ministrisë së Brendshme.
Aksioni i kryer nga Byroja e Sigurisë Publike, sipas informacioneve fillestare, po kryen kontrolle edhe në disa operatorë ekonomikë, mes të cilëve edhe qendra të njohura të servisit të makinave, të cilat prej vitesh kryejnë shërbimin e automjeteve të policisë.