Shkup, përplaset për vdekje një 78 vejçare, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Një çift nga Shkupi kanë goditur me makinë një 78 vjeçare në fshatin Marino, janë larguar menjëherë nga vendi I ngjarjes dhe kanë gënjyer për ta fshehur fajin.
Si pasojë e lëndimeve të marra 78 vjeçarja V.N nga fshati Marino ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30. Autoritetet kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, kanë kontrolluar pamjet e kamerave të objekteve përreth dhe morën në pyetje dëshmitarët okularë dhe pronarët e automjetit. Fillimisht, pronarja e automjetit, J.S. nga Shkupi, pretendoi se makina i ishte dhënë një personi të panjohur pa një marrëveshje shit-blerjeje, por pamjet nga sistemi “Safe City” zbuluan se deklarata e saj ishte e rreme, dhe se automjetin e drejtonte bashkëshorti i saj, I.S. (46).

Gruaja me inicialet J.S. u ndalua menjëherë në stacionin policor Gazi Babë dhe pranoi se ishte bashkëshorti i saj që drejtonte makinën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet padi përkatëse.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button