Shkup, në pesë ditët e ardhshme do të ketë kufizime në komunikacion

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar qytetarët se gjatë javës së ardhshme do të ketë kufizime nëpër komunikacionin e qytetit të Shkupit për shkak disa vizitave zyrtare.
“Informojmë qytetarët e Shkupit se në periudhën prej 09 deri 13 janar (nga e marta deri të shtunën), për shkak vizitës zyrtare të delegacionit të udhëhequr nga Abdullah Bin Muhamed Al Sheikh, kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit”, paralajmëroi Policia.
Ata sqaruan që komunikacioni do të jetë i kufizuar kryesisht në qendër të qytetit.



