Shkup, mbahet ekspozita “Epigrafet e Maqedonisë së Veriut”

Në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, u mbajt hapja e projektit “Epigrafet e Maqedonisë së Veriut” dhe ekspozitë me të njëjtin titull, raporton Anadolu.

Hapja e projektit dhe ekspozita, të organizuara në bashkëpunim mes Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), Drejtorisë për Turqit Jashtë Vendit dhe Komunitetet Mike (YTB), Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut, u mbajtën në Xhaminë Mustafa Pasha në Shkup.

Në hapjen e projektit “Identifikimi, përkthimi dhe ekspozimi i epigrafeve të monumenteve osmane në Maqedoninë e Veriut në më shumë se 120 objekte arkitekturore” morën pjesë Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, deputeti Salih Murat, rektori i Universitetit të Yalovas nga Turqia, Mehmet Bahçekapili, si dhe shumë të ftuar të tjerë.

Pas ekspozitës u mbajt edhe një panel kushtuar projektit.

Në panel, si ligjërues morën pjesë Prof. Dr. Mehmet Samsakçi dhe Prof. Dr. Ertugrul Karakus.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button