Shkon në 68 numri i ushtarëve të vrarë izraelit

Ushtria izraelite njoftoi se numri i ushtarëve të vrarë në përleshjet në Rripin e bllokuar të Gazës është rritur në 68, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite, thuhet se në përleshjet në veri të Gazës janë vrarë edhe 2 ushtarë izraelitë.

Gjithashtu thuhet se 5 ushtarë izraelitë janë plagosur rëndë në përleshjet në veri të Gazës.

Sipas deklaratës së ushtrisë izraelite, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në përleshjet në Gaza që nga 27 tetori është rritur në 68.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button