Shkon në 186 numri i palestinezëve të vrarë në Bregun Perëndimor

Një tjetër palestinez u vra nga zjarri i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor sot, duke e çuar numrin e të vrarëve në territorin e pushtuar që nga 7 tetori në 186, tha Ministria e Shëndetësisë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, ministria tha: “Montaser Muhammad Amin Saif, 34 vjeç, u qëllua të dielën nga forcat okupuese izraelite në fshatin Burqa në veri të Nablusit”.
Forcat izraelite bastisën Burqan dhe kontrolluan disa shtëpi, sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve Wafa.
Tensionet kanë qenë të larta në gjithë Bregun Perëndimor që nga shpërthimi i luftimeve më 7 tetor midis grupeve palestineze dhe Izraelit në Gaza.



