Shkon mbi 60,400 numri i të vrarëve nga lufta gjenocidale e Izraelit në Gaza

Të paktën 60,430 palestinezë janë vrarë në luftën e Izraelit kundër Gazës që nga tetori i vitit 2023, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Në një deklaratë, ministria tha se 98 trupa janë sjellë në spitale në 24 orët e fundit, ndërsa 1,079 persona janë plagosur, duke e çuar numrin total të të plagosurve në 148,722.
Sipas saj, shumë viktima ende ndodhen nën rrënoja dhe nëpër rrugë, pasi ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë tek ata.
Ministria gjithashtu shtoi se 39 persona u vranë dhe 849 u plagosën ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihma, duke e çuar në 1,422 numrin e palestinezëve të uritur të vrarë gjatë përpjekjes për të marrë ndihmë, dhe në mbi 10,067 të plagosurit, që nga 27 maji, kur filloi operacionet e saj e ashtuquajtura Fondacioni Humanitar i Gazës, i mbështetur nga SHBA dhe shumë i kontestuar.