Shkolla “Mosha Pijade” në Tetovë transformohet në qendër moderne rajonale për arsim profesional

Me financimin e Bashkimit Evropian , shkolla e mesme “Mosha Pijade” në Tetovë është shndërruar në një shkollë moderne. Edhe pesë kjo shkollë ka drejtime shumë të mira profesionale është ndër shkollat që shumë pak pëlqehet nga nxënësit.

 

“Nga sot bëj ftesë për të gjitha mediat dhe opinionin publik që këtë qendër shkollore të mos e identifikojnë më si një shkollë të mesme bujqësore, por ta njohin ashtu siç është sot – një ndër qendrat më të zhvilluara shtetërore dhe rajonale për arsim profesional. Tetova dhe Rajoni i Pollogut kanë fituar një qendër rajonale ku fëmijët tanë mund të përgatiten për tregun e punës”, tha Kasami.

“Banorët e Tetovës ndoshta e kujtojnë se si dukeshin këto ndërtesa vetëm disa vite më parë. Sot kemi një shkollë gjithëpërfshirëse, plotësisht moderne, ku do të mësohen profesione të ndryshme. Përveç arsimit formal, kjo qendër do të ofrojë edhe arsim joformal dhe informal për popullsinë më të moshuar. Kjo është një nga tetë qendrat rajonale që Maqedonia duhet të ketë. Shtatë tashmë janë shpallur këtë vit, ndërsa deri në fund të vitit do të shpallet edhe qendra e tetë në Shkup”, tha Vesna Janevska.

 

Në përurim mori pjesë edhe ambasadori i BE-së, Michalis Rokas, i cili vlerësoi projektin si shembull të suksesshëm të bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe institucioneve vendore.

“Dua të përgëzoj qeverinë dhe kryetarin e komunës për punën që kanë bërë së bashku me ne. Ky është një shembull shumë i mirë se si fondet e BE-së dhe fondet publike mund të funksionojnë së bashku dhe të transformojnë një hapësirë që disa vite më parë ishte në rrënoja, në një shkollë teknike moderne. Jam shumë i kënaqur që jam këtu sot”, deklaroi Michalis Rokas.

 

Ndërkohë, pavarësisht investimeve në infrastrukturë, siguria në shkolla mbetet shqetësuese. Edhe sot, disa shkolla të mesme dhe Universiteti i Tetovës kanë marrë kërcënime për bomba, duke ndërprerë procesin mësimor, ndërsa autoritetet ende nuk kanë identifikuar dërguesit e email-eve të rreme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button