Shkëndija, Struga TL, Gostivari, Arsimi kualifikohen, Shkupi dhe Besa eliminohen

Shkëndija e Tetovës me mund të madh e ka mposhtur me rezultat 1:0 Shkëndijen e Haraçinës, duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Autor i golit është Ademi në minutën e 73-të.
Besa e Dobërdollit është eliminuar, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 në Strumicë nga AP Brera.

Golat i realizuan Millovanoviq (84’) e Mato (90+3’).

Sileksi e ka eliminuar Shkupin, duke e mundur me penallti 4:3, pasi ndeshje përfundoi pa fitues (0:0).

Gostivari kualikohet duke e mposhtur me 1:0 Bregallnicën e Shtipit.

Haxhi K]imov realizoi autogol në minutën e 63-të..

Arsimi i Çegranit në Gostivar ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Voska Sport nga Ohri.

Ky ishte takim mes skuadrave shqiptare.

Për Arsimin realizuan: Avduli (22’), Zeqiri (71’) e Ramadani (90’) dhe për Voskën shënoi Larson Tomas (5’).
Struga Trim Lum e mposhti me rezultat 2:0 Makedonija GP.

Golat i realizuan Tairi (25’) e Kehinde (90+5’).

Në çerekfinale janë kualifikuar katër skuadra shqiptare: Shkëndija e Tetovës, Struga Trim Lum, Arsimi e Gostivari dhe katër maqedonase Vardari i Shkupit, AP Brera, Pelisteri dhe Sileksi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button