Shkëndija shkruan histori në Evropë, eliminon Steauan dhe kalon tutje në Ligën e Kampionëve

Shkëndija e Tetovës ka arritur një sukses historik në arenën evropiane, duke përfaqësuar me krenari futbollin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Kuqezinjtë siguruan kalimin në turin e tretë të Ligës së Kampionëve, pasi eliminuan gjigantin rumun Steaua Bukuresht me rezultat të përgjithshëm 3:1.
Pas fitores minimale 1:0 në Tetovë, Shkëndija triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit në Bukuresht me rezultat 2:1. Skuadra rumune kaloi e para në epërsi me golin e Kisotin, por Shkëndija reagoi fuqishëm: Latifi barazoi në minutën e 33-të, ndërsa Kërstevski vulosi përmbysjen në minutën e 87-të.
Me këtë fitore, Shkëndija jo vetëm që shkruan një faqe të re në historinë e saj dhe të futbollit vendor, por siguron edhe një vend në grupet e Ligës së Konferencës, duke vazhduar garën në Ligën e Kampionëve, ku në turin e tretë do të përballet me skuadrën e njohur Karabah.