Shkëndija është lider i ri në Ligën e Parë, fitore bindëse për FC Shkupin

Java e 17 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë solli 6 sfida, të cilat u zhvilluan pa prezencën e publikun, pas vendimit të Komisionit për gara pran FFM-së.

FC Shkupi ndali serinë e 5 humbjeve radhazi, duke mundur kampionin aktual, Struga Trim Lum me 3-1. Guaje, Asani nga penalltia dhe Stojanovskit siguruan 3 pikë për skuadrën nga Çairi.

Shkëndija morri tri pikë në terrenin e Voska Sportit falë golit të Ramadanit, ndërsa nuk kishte fitues në mes Gostivarit dhe Sileksit, në duelin direkt për kreun e renditjes.

Rabotniçki mundi Brerën në Strumicë me 3-1, ndërsa Pelisteri minimalisht, 1-0, mundi Besën e Dobërdollit. Nuk kishte fitues në mes Vardarit dhe Tikveshit pran rezultatit 1-1.

LIGA E PARË – Java e 17

FC Shkupi 3–1 Struga Trim Lum

Voska Sport 0–1 Shkëndija

Gostivari 0–0 Sileksi

Vardari 1–1 Tikveshi

Pelisteri 1–0 Besa

Brera 1–3 Rabotniçki

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button