Shitën makinën e kërkuar nga Intepoli, kapen dy persona

Policia e Tetovës ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave për shkak se kanë mashtruar dhe falsifikuar gjatë shitjes së një makine. Makina siç ka mësuar policia, ka qenë e kërkuar nga Interpoli, por kjo nuk i ka penguar të dyshuarit që të shesin makinën në vlerë prej 18 mijë eurosh me prejardhje nga Suedia, duke përdorur fokumente të falsifikuara.
“SPB Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër A.N.(42) nga Tetova për shkak të dyshimit për veprën penale “mashtrim” dhe kundër A.K.(40) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën “falsifikim”. e saktë”. Më datë 23.07.2023, i pari i denoncuar A.N. me paraqitje të rreme të fakteve ka mashtruar të paditurin e dytë A.K. dhe për 1.104.000 denarë i ka shitur një veturë pasagjerësh, të cilën e kërkonte Interpol Stokholm – Suedi. Më pas, i pandehuri i dytë ka bërë një dokument të falsifikuar, të cilin e ka përdorur gjatë pagesës së detyrimeve doganore ndaj shtetit”, njofton MPB.



