‘Shfaqje e pafrytshme’: Çfarë kanë thënë ekspertët për hedhjen nga ajri të ndihmave në Gaza?

Siç kemi raportuar, Izraeli ka njoftuar se mbrëmjen e sotme do të fillojnë hedhjet nga ajri të ndihmave në Gaza.

Por zyrtarë të OKB-së, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe ekspertë të tjerë e kanë kritikuar ashpër këtë skemë, duke e cilësuar të rrezikshme dhe të paefektshme. Ja një përmbledhje e shkurtër e disa prej reagimeve të tyre:

  • Jan Eliasson, ish-zëvendëssekretar i përgjithshëm i OKB-së:
    “Të hedhësh ushqim nga ajri në Gaza është një shfaqje e pafrytshme. Gjatë kohës sime si shef i ndihmave në OKB, u detyruam ta ndalnim këtë lloj ndihme. Sasia e ndihmës që arrinte ishte minimale, dhe në terren kishte kaos e aksidente. Duhet të hapen të gjitha hyrjet në Gaza dhe shpërndarja t’i kthehet OKB-së.”
  • Kenneth Roth, ish-drejtor ekzekutiv i Human Rights Watch:
    “Izraeli që lejon hedhjen e ushqimit nga ajri në Gaza është thjesht një spektakël. Këto hedhje janë famëkeqe për koston dhe joefikasitetin e tyre. Nuk është ky mënyra për të ushqyer dy milionë palestinezë që po vdesin nga uria. Vetëm një fund i bllokadës efektive të Izraelit mund ta bëjë këtë — dhe të ndalë gjenocidin.”
  • HA Hellyer, studiues i lartë në RUSI:
    “Gjithçka që bëhet është t’i jepet Izraelit një mënyrë për të thënë se po bën ‘diçka’ për të reaguar ndaj urisë masive që është duke ndodhur, për të cilën Izraeli është drejtpërdrejt përgjegjës. Nëse Izraeli është serioz, duhet të hapë menjëherë pikat kufitare me Gazën.”
  • Philippe Lazzarini, kreu i UNRWA:
    “Në UNRWA kemi ekuivalentin e 6,000 kamionëve në Jordani dhe Egjipt që presin dritën jeshile për të hyrë në Gaza. Dërgimi i ndihmës përmes rrugëve tokësore është shumë më i lehtë, më efektiv, më i shpejtë, më i lirë dhe më i sigurt. Është edhe më dinjitoz për popullin e Gazës.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button