Shfaqen probleme në Gostivar – Pritet zbulimi i pazareve Taravari – Ahmeti

Gostivari si pikë kthese – Taravari kandidon vetë, jo Limani. Arben Taravari ka hyrë në marrëveshje të fshehta me BDI-në dhe vetë Ali Ahmetin, por shumë shpejt pisllëqet dhe pazaret e pista kanë dalë në dritë! Burime të afërta konfirmojnë se është bërë një pazar i errët për ndarjen e komunave në zgjedhjet lokale të ardhshme.
Në këtë skenar të ri politik, Taravari pritet të rikandidojë personalisht për Komunën e Gostivarit, duke e larguar nga gara Valbon Limanin – kandidatin që përkrahej nga strukturat e partisë. Ky vendim shihet gjerësisht si tradhti e pastër ndaj Limanit dhe të gjithë atyre që qëndruan pranë Taravarit deri më tani
Sonte në Gostivar – Tubim i jashtëzakonshëm i Taravaristëve!
Përkrahësit, miqtë dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Arben Taravarit mblidhen në një takim urgjent, ku pritet të zbulohen prapaskenat e marrëveshjes me Ali Ahmetin dhe ndarja e komunave me BDI-në dhe Ziadin Selën.