Sherr për një vendparkim në Gostivar: Sulmohet fizikisht 24-vjeçari nga Zhelina

Një i ri me iniciale B.Sh. (24) nga fshati Zhelinë, rajpni i Tetovës ka denoncuar në polici se mesditën e së shtunës është sulmuar fizikisht nga një person në rrugën “Tode Bogdanoski” në Gostivar. Sipas dëshmisë, sulmi ka ndodhur pas një debati banal për një vend parkimi para një objekti hotelierik.



