Shembet çatia në një qendër tregtare në Peru, të paktën 3 të vdekur dhe 74 të plagosur

Të paktën tre persona u vranë dhe 74 të tjerë u plagosën kur çatia e një tregu ushqimor u shemb në një qendër tregtare në Peru, thanë të premten autoritetet në vendin e Amerikës Latine.
Aksidenti ndodhi në Real Plaza, në Trujillo (në veriperëndim), qyteti i tretë më i populluar i vendit, rreth 500 kilometra në veri të kryeqytetit Lima.
“Në këtë fazë, ne kemi tre të vdekur, dy burra dhe një grua,” tha Gelki Gomez, një oficer i zjarrfikësve, për një rrjet televiziv.
Ministria e Brendshme konfirmoi numrin e të vdekurve me anë të X.
🚨🇵🇪Tragedy Strikes in Peru
Real Plaza Shopping Mall Roof Collapse
Trujillo, Peru – A devastating roof collapse at the food court of Real Plaza shopping mall has resulted in:
– At least 3 fatalities
– 70 injuriesSource: Local Media pic.twitter.com/ll1QpS45n8
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) February 22, 2025
“Ne transportuam 74 të plagosur, mes tyre dhjetë fëmijë, në spitale dhe klinika. “Janë 11 të plagosur rëndë,” tha Aníbal Morillo, një zyrtar shëndetësor në rajon, për radiostacionin RPP. Dhjetra familje ndodheshin në restorantin Real Plaza në momentin e shembjes, sipas mediave lokale.
The roof of the food court of the Real Plaza de #Trujillo fell, dozens of injured are reported. Outrageous! #Peru #Plaza pic.twitter.com/rTQCXQ8ACi
— PautaMundial (@pautamundial) February 22, 2025
Në vend, operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan, me pjesëmarrjen e më shumë se njëqind zjarrfikësve dhe oficerëve të policisë, të transmetuara drejtpërdrejt nga rrjetet televizive peruane. “Ka një fëmijë të bllokuar” nën një pjesë të çatisë metalike, tha z. Morillo në një tjetër media.
Qendra rajonale e operacioneve të urgjencës tha se aksidenti ndodhi në orën 20:41 të djeshme (me orën lokale; 02:41 me orën tonë), por nuk u raportua tek autoritetet deri rreth gjysmë ore më vonë.
“Do të na duhen vinça që të mund të heqim pjesën e çatisë që nuk e kemi lëvizur ende, sepse është shumë e rëndë”, tha ministri i Brendshëm Juan Jose Santivañez për televizionin Canal N.