Shefi i ushtrisë izraelite tregon se do të vazhdojë kundërshtimin ndaj planeve për pushtimin e Gazës, pavarësisht presionit

Kemi raportuar më herët për kundërshtimin nga ushtria izraelite ndaj planit të raportuar të kryeministrit Benjamin Netanyahu për të përshkallëzuar më tej luftën në Gaza dhe për të urdhëruar pushtimin e plotë të enklavës.
Tani, Shefi i Shtabit të Ushtrisë izraelite, Gjeneral Leitnant Eyal Zamir, ka minimizuar mospajtimet midis niveleve politike dhe ushtarake të vendit, duke deklaruar se “kultura e mosmarrëveshjes” është një “komponent thelbësor” i ushtrisë.
Gjatë një vlerësimi mëngjesin e sotëm me drejtuesit më të lartë të ushtrisë, Zamir tha: “Do të vazhdojmë të shprehim qëndrimet tona pa frikë, në mënyrë thelbësore, të pavarur dhe profesionale.”
Komentet e tij u publikuan nga ushtria izraelite disa orë para një mbledhjeje të kabinetit që do të mbahet mbrëmjen e sotme për të diskutuar planet për pushtimin e Gazës, duke treguar se ai do të vazhdojë të kundërshtojë këtë propozim, raportoi gazeta The Times of Israel.
“Nuk po merremi me teori; po merremi me çështje jete a vdekje, me mbrojtjen e shtetit, dhe e bëjmë këtë duke u parë drejt në sy ushtarëve tanë dhe qytetarëve të vendit,” tha Zamir. /Al Jazeera/