Shefi i ushtrisë izraelite: “Lufta ende nuk ka mbaruar”

Eyal Zamir deklaroi se Hamasi është zotuar të kthejë trupat e pengjeve izraelite të mbetura, por “po e shkel këtë angazhim”.

“Nuk do të qëndrojmë të heshtur për këtë. Do të vazhdojmë të veprojmë për t’i kthyer të gjithë pengjet tona për t’u varrosur. Ky është detyrimi ynë moral dhe etik,” citohet të ketë thënë ai për The Times of Israel.

“Nëse Hamasi nuk i përmbush zotimet e tij, ai do të mbajë përgjegjësi dhe do të paguajë një çmim të rëndë. Shumë sfida ende na presin. Lufta nuk ka mbaruar ende.”

Deklaratat e Zamirit vijnë pasi kryeministri Benjamin Netanjahu urdhëroi “goditje të fuqishme” ndaj Gazës, pasi akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit me një sulm në Rafah – akuzë që grupi palestinez e ka hedhur poshtë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button