Shefi i UNRWA: Asnjë ndihmë humanitare nuk ka hyrë në Gaza për më shumë se tre javë

Asnjë ndihmë humanitare nuk ka hyrë në Gaza për më shumë se tre javë, tha kreu i UNRWA, agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë.
Në një postim në X, komisioneri i agjencisë, Philippe Lazzarini, theksoi se “ky është periudha më e gjatë që Gaza ka mbetur pa furnizime që nga fillimi i luftës.”
Gjatë armëpushimit, deri në 600 kamionë hynin çdo ditë në territor, shtoi ai. “Tani, asgjë,” shkroi Lazzarini.
“Prindërit nuk gjejnë ushqim për fëmijët e tyre. Të sëmurët janë pa ilaçe. Çmimet po rriten. Uria po përkeqësohet, ndërsa rreziku i përhapjes së sëmundjeve po rritet,” paralajmëroi ai. “Ndërkohë, bombardimet nga forcat izraelite vazhdojnë.”
Lazzarini shtoi se vetëm gjatë javës së fundit janë vrarë tetë punonjës të UNRWA-së. /Al Jazeera/