Shefi i Pentagonit: Janë gati planet për të pushtuar Grenlandën dhe Panamanë

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Pete Hegseth, tha se Pentagoni ka përgatitur plane për të pushtuar Groenlandën dhe Panamanë.
“Është detyra jonë të jemi të përgatitur për çdo eventualitet”, tha ai në një seancë dëgjimore në Komitetin e Mbrojtjes të Dhomës së Përfaqësuesve.
Megjithatë, shefi i Pentagonit nuk ka treguar detaje nëse kur do të ndodhë kjo dhe mënyrën se si do të operohet për të marrë Groenlandën dhe Panamanë. Trump e ka deklaruar disa herë se të dy vendet duhen të kontrollohen nga SHBA, por nuk ka bërë asnjëherë të qartë nëse do të ndërhyhet ushtarakisht nëse vendet refuzojnë të bashkëpunojnë.