Shefi i OKB-së thotë se Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat ndërsa familjet në Gaza po vdesin nga uria

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së dha deklarata shumë të ashpra, duke thënë se familjet në Gaza po uriten dhe po u mohohen nevojat më bazike, ndërsa “bota po i sheh këto në kohë reale”.

Ai deklaroi gjithashtu se OKB-ja nuk do të marrë pjesë në të ashtuquajturin fond humanitar për Gazën, i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të, i cili do t’ia hiqte shpërndarjen e ndihmave Kombeve të Bashkuara dhe do ta kalonte në duart e kontraktorëve privatë. Sekretari i përgjithshëm theksoi se OKB-ja nuk do të përfshihet në asnjë skemë që nuk respekton të drejtën ndërkombëtare dhe parimet humanitare si paanshmëria, pavarësia dhe neutraliteti.

Ai shtoi gjithashtu se OKB-ja ka gati 160,000 paleta me ushqime – sa për të mbushur 9,000 kamionë – të gatshme për t’u dërguar në Gaza, nëse Izraeli do ta miratonte këtë. Sipas tij, Izraeli vazhdon të bllokojë sende si karburantin, strehimin, gazin për gatim dhe materialet për pastrimin e ujit – gjëra që OKB-ja i ka dhe synon t’i dërgojë tek ata që kanë më shumë nevojë.

Së fundmi, sekretari i përgjithshëm i kujtoi sërish Izraelit se, si fuqi pushtuese, është i detyruar nga e drejta humanitare dhe ndërkombëtare të sigurojë ndihmë për popullsinë që mban nën pushtim.

Diçka që Izraeli nuk e ka bërë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button