Shefi i OBSH-së: Nevojat shëndetësore në Gaza janë rritur në mënyrë drastike

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se vetëm një e treta e objekteve mjekësore në Gaza janë të hapura.

OBSH bëri thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm në mënyrë që ndihma të vazhdojë të ofrohet për t’i dhënë fund vuajtjeve të mëtejshme të civilëve.

“Nevojat shëndetësore të popullsisë së Gazës janë rritur në mënyrë dramatike, por tani ato po shërbehen nga 1/3 e spitaleve dhe klinikave të kujdesit parësor. Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm në mënyrë që ndihma të vazhdojë të ofrohet për t’i dhënë fund vuajtjeve të mëtejshme civile”, shkroi ai në platformën X.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button