Shefi i OBSH-së ishte në aeroportin e Jemenit kur u godit nga sulmet ajrore izraelite

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë të ditur se ai ishte në aeroportin e kryeqytetit jemenas Sana në kohën kur u godit nga sulmet ajrore izraelite, transmeton Anadolu.

“Derisa ishin gati të hipnim në fluturimin tonë nga Sana, rreth dy orë më parë, aeroporti u bombardua nga ajri. Një nga anëtarët e ekuipazhit tonë u plagos. Të paktën dy persona u raportuan të vrarë në aeroport”, shkroi Tedros në rrjetin social X.

Tedros tha se kulla e kontrollit të trafikut ajror, salla e pritjes së fluturimeve për t’u nisur, si dhe pista e aeroportit u dëmtuan si pasojë e sulmit.

Shefi i OBSH-së tha se ai dhe kolegët e tij janë të sigurt dhe shprehu “ngushëllime të përzemërta” për të afërmit e atyre që humbën jetën në sulm.

Tedros dhe kolegët e tij ishin në Jemen për të negociuar lirimin e të burgosurve të stafit të OKB-së dhe për të vlerësuar gjendjen shëndetësore dhe humanitare të vendit.

“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve”, shtoi ai.

Sot, sipas mediave izraelite, avionët luftarak izraelitë nisën një valë të re sulmesh ajrore në Jemen, mes tensioneve në rritje rajonale mbi luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës.

Sulmet vunë në shënjestër disa vende strategjike në Jemen, përfshirë aeroportin e kryeqytetit jemenas dhe portin Al-Hudaydah në Jemenin perëndimor.

Grupi Houthi me raketa dhe drone në Detin e Kuq ka vënë në shënjestër anijet izraelite të ngarkesave ose ato të lidhura me Tel Avivin, në shenjë mbështetjeje me Rripin e Gazës ku të paktën 45 mijë njerëz janë vrarë në luftën e Izraelit që nga 7 tetori i vitit 2023.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button