Shefi i ndihmave të OKB-së dënon planin izraelit për ndihmat në Gaza

Shefi i ndihmave të Kombeve të Bashkuara, Tom Fletcher, të martën dënoi një plan të Izraelit për shpërndarjen e ndihmave në Rripin e Gazës, duke e quajtur një “spektakël cinik, një shpërqendrim i qëllimshëm, një gjethe fiku për dhunë dhe zhvendosje të mëtejshme”.
Ai i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se asnjë ushqim, ilaç, ujë apo çadra nuk ka hyrë në këtë enklavë palestineze të shkatërruar nga lufta për më shumë se dhjetë javë.
“Ne mund të shpëtojmë qindra mijëra të mbijetuar. Kemi mekanizma të rreptë për të siguruar që ndihmat tona t’u shkojnë civilëve dhe jo Hamasit, por Izraeli na mohon qasjen, duke vënë objektivin e zbrazjes së Gazës mbi jetët e civilëve,” tha Fletcher.
Izraeli, me mbështetjen e SHBA-së, kërkon një mekanizëm të ri që anashkalon infrastrukturën dhjetëra vjeçare të vendosur nga OKB-ja për shpërndarjen e ndihmave.



