Shefi i NATO-s: Ukraina duhet të “përfshihet ngushtë” në bisedime të mundshme

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Ukraina duhet “të përfshihet ngushtë në gjithçka që ndodh rreth Ukrainës”, transmeton Anadolu.

“Është thelbësore, flasim për Ukrainën, që Ukraina të jetë e përfshirë nga afër në gjithçka që ndodh rreth Ukrainës”, u tha gazetarëve shefi i NATO-s përpara takimit të ministrave të mbrojtjes në Bruksel.

Rutte theksoi se rezultati i bisedimeve të mundshme duhet të jetë i “qëndrueshëm” për të parandaluar agresionin e ardhshëm.

Ministrat në takim, theksoi Rutte, gjithashtu do të diskutojnë shpenzimet ushtarake.

“Ne nuk po prodhojmë mjaftueshëm dhe ky është një problem kolektiv. Duhet të shpenzojmë më shumë, jo vetëm sepse SHBA-ja pret këtë, por gjithashtu duhet të shpenzojmë më shumë sepse e dimë se kërcënimi që vjen nga Rusia dhe nga kundërshtarët e tjerë po rritet”, tha Rutte.

Dje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se ka pasur një “bisedë kuptimplote” me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ku diskutoi për “mundësitë për të arritur paqen”.

Trump gjithashtu bisedoi me homologun e tij rus, Vladimir Putin, i cili mbështeti pikëpamjet e tij se ka ardhur koha që ata “të punojnë së bashku”.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, nga ana e tij, tha se, “Ne kemi parë thirrjet nga presidenti Trump brenda natës dhe ne të gjithë duam të shohim paqe të qëndrueshme dhe të mos ketë kthim në konflikt dhe agresion”.

Ai theksoi se Rusia mbetet një “kërcënim” përtej Ukrainës dhe se asnjë bisedë e paqes “nuk mund të bëhet për Ukrainën pa Ukrainën” dhe se “zëri i Ukrainës duhet të jetë në qendër të çdo bisedimi”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button