Shefi i mbrojtjes i Arabisë Saudite: Koha është që Siria të stabilizohet dhe rindërtohet
Ministri saudit i Mbrojtjes, Khalid bin Salman, ka deklaruar se koha është që Siria të stabilizohet dhe rindërtohet, si dhe ka theksuar nevojën për unitet dhe përparim në vendin e shkatërruar nga lufta, ku një administratë e re ka marrë përgjegjësinë pas rënies së regjimit të Bashar Asadit, transmeton Anadolu.
Ministri saudit e tha këtë pas një takimi me ministrin e sapoemëruar sirian të Punëve të Jashtme, Asaad al-Shaibani, ministrin e Mbrojtjes, Murhaf Abu Qasra dhe shefin e inteligjencës, Anas Khattab.
Takimi i ministrit saudit me ministrat e administratës së re siriane u zhvillua gjatë vizitës së tyre në kryeqytetin saudit Riad, respektivisht gjatë udhëtimit të parë zyrtar të delegacion sirian që nga rrëzimi i regjimit të Asadit.
“Kam pasur një takim produktiv me ministrat sirianë dhe shefin e inteligjencës”, shkroi Khalid në rrjetin social X, duke theksuar diskutimet rreth tranzicionit politik të Sirisë dhe mënyrat për të arritur sigurinë, stabilitetin dhe integritetin territorial.
Ministri saudit i mbrojtjes gjithashtu shprehu solidaritetin me popullin sirian.
“Vëllezërit dhe motrat tona siriane kanë duruar vite lufte, shkatërrimi dhe vështirësie. Është koha që Siria të ngrihet, duke shfrytëzuar burimet e saj, veçanërisht popullin e saj elastik”, tha bin Salman.