Shefi i diplomacisë turke Hakan Fidan nesër vjen në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan ditën e nesërme pritet të qëndrojë për vizitë në Shkup.
Ai në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut vjen në kuadër të të SEECP – Procesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore, ku kryesuese e saj deri më 1 korrik të këtij viti do të jetë vendi ynë.
Në takimet e tij dypalëshe, në shënjestër të Fidan pritet që të jetë paqja rajonale e Europës Juglindore, apo Ballkani si hemisferë prioritare e Turqisë, si në aspekt gjeografik, politik, ekonomik, si dhe lidhjet e saj historike, kulturore dhe humanitare me shtetin mik Turqinë.
Ministri i jashtëm turk, Hakan Fidan, nesër pritet të theksojë edhe rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në shteteve ballkanike, si një ndër prioritet kryesore të politikës së jashtme të Türkiyes.
Po ashtu Fidan pritet që të jap mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi mes shteteve të organizatës dhe rajonit, duke theksuar edhe rëndësinë e thirrjes paqësore për Gazën dhe shtetet e Lindjes së Mesme.



