SHBA: Senati mban seancën maratonë të votimit, drafti i buxhetit jetik për Trump

Senati amerikan ka mbajtur një seancë maratonë votimi gjatë natës për draftin e buxhetit, që është kritik për agjendën e presidentit Donald Trump.
I njohur ndryshe si “Akti Madhështor e i Bukur”, drafti përmban thuajse 1 mijë faqe dhe përfshin rritjen e shpenzimeve për sigurinë kufitare, mbrojtjen dhe prodhimin e energjisë, por edhe shkurtimet në sistemin shëndetësor dhe programet ushqimore mbështetëse.
Fati i tij është në fije të perit, pasi republikanët e Trump, të cilët kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit, mbeten të ndarë mbi kuotën e shkurtimit të shpenzimeve mbi programet e mirëqënies sociale dhe zgjatjen e lehtësimit të taksave.

Nëse aprovohet në Senat, drafti do të rikthehet në Dhomën e Përfaqësuesve për votimin përfundimtar, përpara se t’i dërgohet presidentit Trump, që përmes firmës së tij mund ta kthejë në ligj.

Natën mes së hënës dhe së martës, senatorët paraqitën argumentet pro dhe kundër amendamenteve të draftit, me secilin prej tyre që votoi në mënyrë të veçantë, në kuadër të një procedure të caktuar.

Vetëm pak pas orës 6 të mëngjesit, me orën lokale, zëvendës presidenti J D Vance mbërriti në Capitol Hill, për të nxitur unitetin mes republikanëve për ta çuar draftin përpara.

Republikanët në Senat mund t’i lejojnë vetes vetëm 3 votime në mënyrë që drafti të kalojë. Në rast se ata dështojnë në të treja votimet, ndërhyrja e zëvendës presidentit Vance do të jetë vendimtare.

Borxhi kombëtar i Shteteve të Bashkuara arrin aktualisht në 36 trilionë dollarë, sipas Departamentit të Thesarit dhe sipas vlerësimeve paraprake, drafti do t’i shtojë kësaj kuote 3.3 trilionë të tjerë nëse miratohet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button