SHBA, qindra persona protestuan kundër sulmeve të Izraelit në Gaza

Protestuesit që u mblodhën në qytetin New York të SHBA-së, bënë thirrje për përfundimin e sulmeve të Izraelit kundër Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Në kuadër të protestës së mbajtur gjatë periudhës kur kryeministri izraelit ndodhej në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, qindra persona u mblodhën në rrugët e New Yorkut me qëllim mbështetjen e Palestinës.

Grupi mbajti në duar flamuj palestinezë dhe pankarta me mbishkrimet “Jemi të lodhur nga gjenocidi” ndërsa bëri thirrje që t’i jepet fund mbështetjes ushtarake dhe financiare që SHBA-ja siguron për Izraelin.

Nën brohoritjen e sloganeve “Liri Palestinës” grupi kërkoi përfundimin e sulmeve të Izraelit në Gaza.

Protestuesit pro Palestinës marshuan deri në terminalin “Grand Central” në Manhattan të New Yorkut përpara ndërtesës së Qendrës së Përgjithshme të OKB-së. Policia arrestoi shumë demonstrues gjatë protestës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button