SHBA po përgatitet të dislokojë një aeroplanmbajtëse të tretë në rajon për sulme ndaj Iranit

SHBA-ja po përgatit të dislokojnë një aeroplanmbajtëse të tretë në Lindjen e Mesme për sulme ndaj Iranit, transmeton Anadolu.
Siç raporton Fox News, aeroplanmbajtësja e marinës amerikane USS George H.W. Bush ka përfunduar përgatitjet për t’u nisur drejt Mesdheut Lindor.
Anija, e cila përfundoi përgatitjet pranë brigjeve të Ishullit Hatteras në Karolinën e Veriut, pritet të nisë së shpejti.
Aeroplanmbajtësja ka dhjetëra avionë luftarakë për sulme dhe do të shoqërohet nga shkatërrues me raketa të drejtuara.
Aktualisht, aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford po operon në Detin e Kuq, ndërsa USS Abraham Lincoln (CVN-72) është aktive në Detin e Omanit.
Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar që nga fundjava e kaluar, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme në shkallë të gjerë kundër Iranit, duke vrarë të paktën 1 mijë persona, përfshirë liderin suprem Ali Khamenei, mbi 150 nxënëse dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.
Irani është kundërpërgjigjur me sulme të gjera me raketa dhe dronë që kanë shënjestruar baza amerikane, objekte diplomatike dhe personel ushtarak në të gjithë rajonin, si dhe disa qytete izraelite.


