SHBA-ja vendos sanksione ndaj prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sot sanksione ndaj prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan, transmeton Anadolu.

Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 7 shkurt që sanksionon GJNP-në për lëshimin e një urdhër arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për krime lufte në Rripin e Gazës.

Trump e ka akuzuar gjykatën botërore për përfshirje në “veprime të paligjshme dhe të pabaza që synojnë Amerikën dhe aleatin tonë të ngushtë Izraelin”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button