SHBA-ja vazhdon të dërgojë bomba dhe armë në Izrael

Autoriteti i Transmetimit Izraelit raporton se dhjetëra fluturime me avionë transportues ushtarakë të ngarkuar me municion kanë ateruar ditët e fundit në bazën ajrore Nevatim në Izrael.

Sot, gjashtë avionë të ngarkuar me bomba MK-84, municione kasetore dhe pajisje të tjera luftarake për Gazën kanë mbërritur në Izrael.

Sipas mediave izraelite, municioni që mbërriti është pjesë e përgatitjeve për më shumë sulme në Gaza, si dhe për sulme të mundshme ndaj Iranit nëse dështojnë negociatat.

Kjo ndodh pak kohë pasi Departamenti i Shtetit i SHBA miratoi shitjen e motorëve të përdorur në automjete ushtarake për Izraelin, në një marrëveshje me vlerë 180 milionë dollarë.

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka përshpejtuar transferimet e armëve drejt Izraelit, pavarësisht numrit në rritje të viktimave në Gaza, përfshirë dhe një numër të kufizuar të eksporteve të armëve ofensive që ishin ndaluar nga paraardhësi i tij, Joe Biden.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button