SHBA-ja refuzon konferencën e OKB-së për zgjidhjen me dy shtete, e quan “manovër teatrale”

SHBA-ja e refuzoi konferencën ndërkombëtare për zgjidhjen me dy shtete që po mbahet këtë javë në selinë e OKB-së në New York, duke e quajtur përpjekje “joproduktive” dhe “në kohë të gabuar” që minon diplomacinë në zhvillim, raporton Anadolu.

“Kjo është një manovër teatrale që ndodh në mes të përpjekjeve delikate diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

“Larg nga promovimi i paqes, konferenca do ta zgjasë luftën, do ta inkurajojë Hamasin dhe do të shpërblejë obstruksionet që ai vendos, duke minuar përpjekjet reale për të arritur paqe”, shtoi ajo.

Bruce tha se SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në konferencë, duke akuzuar organizatorët se kanë organizuar një “shuplakë për viktimat e 7 tetorit dhe shpërblim për terrorizmin”.

Ajo gjithashtu kritikoi vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për ta njohur Shtetin e Palestinës, duke e quajtur atë një “model gjestesh kundërproduktive që vetëm sa e inkurajojnë Hamasin”.

Konferenca treditore, e bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, synon të shqyrtojë hapa konkretë dhe të kufizuar në kohë për zbatimin e një zgjidhjeje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez. Janë krijuar tetë grupe pune për të trajtuar aspekte të ndryshme të çështjes.

Takimi zhvillohet mes alarmit në rritje nga agjencitë humanitare për urinë masive në Gaza, ku palestinezët po përballen me një bllokadë ndaj ushqimit dhe ndihmës.

Izraeli ka vrarë më shumë afro 60.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës së tij gjenocidale në tetor të vitit 2023, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button