SHBA-ja mbron Izraelin në OKB për masakrën e djeshme

SHBA-ja mbron Izraelin në OKB për masakrën e djeshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokuan mbrëmë një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të propozuar nga Algjeria dhe të mbështetur nga vendet arabe, që thoshte se forcat izraelite ishin përgjegjëse për për vrasjen e më shumë se 100 personave kur hapën zjarr ndaj palestinezëve që prisnin ushqimin dhe ndihmat e tjera humanitare që do të dërgoheshin pranë qytetit.

Ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, tha pas seancës së jashtëzakonshme të mbyllur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se 14 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit e kanë mbështetur deklaratën përveç SHBA-së, transmetojnë mediat amerikane.

SHBA-të nuk e kanë mbështetur deklaratën dhe zëvendësambasadori amerikan në OKB, Robert Wood, i pyetur se pse SHBA-të kanë marrë një vendim të tillë, është përgjigjur se nuk dihen të gjitha faktet për incidentin.

Wood shtoi se kishte raporte kontradiktore dhe se SHBA-ja po përpiqej të mblidhte të gjitha faktet, duke përfshirë “rrethanat rreth asaj se si njerëzit vdiqën”.

Sipas tij, diplomatët po punojnë “për të parë nëse mund të gjendet diçka për të cilën të gjithë mund të bien dakord”.

Zyra për media e Autoritetit Palestinez në Gaza, njoftoi dje se 112 palestinezë u vranë dhe 700 të tjerë u plagosën në sulmet ushtarake izraelite teksa prisnin kamionët e ndihmës në qytetin e Gazës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button