SHBA-ja do të bashkojë Zyrën e Çështjeve Palestineze me ambasadën izraelite

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka bërë të ditur se sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të bashkojë Zyrën e Çështjeve Palestineze me Ambasadën e SHBA-së në Kuds, transmeton Anadolu.

“Në një njoftim tjetër të rëndësishëm sekretari Rubio ka vendosur të bashkojë plotësisht përgjegjësitë e Zyrës së Çështjeve Palestineze me senksione të tjera të Ambasadës së SHBA-së në Kuds”, u tha gazetarëve Tammy Bruce, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.

Bruce tha se ambasadori amerikan, Mike Huckabee, do të ndërmarrë hapat e nevojshme për të zbatuar bashkimin në javët e ardhshme.

Ajo shtoi se SHBA-ja “mbetet e përkushtuar ndaj marrëdhënies së tyre historike me Izraelin, duke forcuar sigurinë e Izraelit dhe duke siguruar paqen për të krijuar një jetë më të mirë për të gjithë rajonin”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button