SHBA-ja dhe Arabia Saudite nënshkruajnë dokument për partneritet strategjik ekonomik

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, nënshkruan sot një dokument partneriteti strategjik ekonomik midis dy vendeve, transmeton Anadolu.

Dy liderët nënshkruan gjithashtu një sërë marrëveshjesh dypalëshe që mbulojnë fusha të ndryshme, duke përfshirë energjinë dhe mbrojtjen, në margjinat e një samiti saudito-amerikan në prani të Trumpit dhe bin Salmanit në Pallatin Al-Yamamah në Riad.

Trump mbërriti në Riad sot herët, duke shënuar udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit që kur mori detyrën në janar.

Itinerari i tij përfshin gjithashtu vizita në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button