Shaqiri: Lirimin e djalit të Jahoskit e bëri prokurori i BDI-së

Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri, në intervistë për Alsat tha se lirimin e djalit të Jahoskit e bëri prokurori që është i afërt mme BDI-në, saktësisht vëlluan e Ali Ahmetit.
“Djalin e deputetit të BDI-së Jahoski e ka liruar prokurori që është i afërt me vëllaun e Ali Ahmetit. Raste të tilla ke pafund, të cilat kanë ngelur në labirintet e gjykatave pa u zgjidhur. E ke rastin e Mijallkovit që bredh rrugëve të Monakos me vetura super luksoze, dikush ka kontirbuar që ai njeri të lëviz i lirë. Fillimisht u intervenua në Kodin Penal që të krijohet mundësi e vjetërimit të lëndëve. Dhe, askush nuk ka bërë një hetim të duhur për këto çështje”, tha deputeti Rijad Shaqiri.
Ai shtoi tutje se parregullësi të shumta ka në gjyqësi duke theksuar rast specifik edhe Gjykatën e Kumanovës.
“E ke rastin edhe të kryetares së Gjykatës së Kumanovës, e cila nuk është në gjendje psiko-fizike ta ushtorjë detyrën e kryetares, zonja në fjalë ka pësuar një aksident të jashtëzakonshëm asaj i është mundësuar tri herë nënshtrimi ndaj psiko-testit. Është djegur arkivi i Gjykatës së Kumanovës nuk dihet cilat lëndë janë djegur e çfarë kanë përmbajtur”, përfundoi deputeti Shaqiri.