Shaqiri: Ka tendencë nga BDI për t’i shantazhuar qytetarët që janë shfrytëzues të ndihmës sociale

Rijad Shaqiri nga VLEN në Daily Click në TV21 tha se BDI në Kumanovë po shantazhon qytetarët e kategorive të rrezikuare me ndaljen e ndihmës sociale. Shaqiri thotë se për këtë kanë njoftuar edhe autoritetet kompetente.
“Modeli i funksionimit, modeli i fitoreve të BDI-së është shantazhi dhe kërcënimi. Unë vetë një element po ua them, ditëve në vijim kemi një tendencë për t’i shantazhuar qytetarët që janë shfrytëzues të ndihmës sociale, dua të apeloj që t’i lënë të qetë ata qytetarë sepse janë kategoria e cila është më e prekur nga dmth shtresa sociale”, tha mes tjerash Shaqiri.



