Serbia kthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq njoftoi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi. Ky vendim zyrtarisht do të sillet pas 1 majit
“Do të shohim nëse shërbimi ushtarak do të jetë për 90 apo 100 ditë, apo ndoshta 110 ditë”. Se si dhe kur do të jetë, si do t’i përmbushim supozimet financiare dhe logjistike, do ta diskutojmë në periudhën e ardhshme”, tha presidenti serb.
Shtabi i Përgjithshëm dhe ministrja e Mbrojtjes dhanë një argument bindës se duhet të rikthehet shërbimi. Por duhet të përmbushen shumë supozime financiare, logjistike dhe të tjera, tha sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq në takimin ku u prezantuan rezultatet e analizës së aftësive operacionale dhe funksionale të Forcave të Armatosura të Serbisë për vitin 2023.
“Të gjitha propozimet duhet të më dorëzohen deri më 1 maj, pastaj do të ulem me kabinetin ushtarak dhe me Shtabin e Përgjithshëm, me Qeverinë e Serbisë dhe të shohim se çfarë vendosim. Nëse ka një vendim pozitiv, ai do të shkojë në Kuvendin e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.
Presidenti serb bëri të ditur se në periudhën e ardhshme do të ketë, siç tha ai, “ndryshime doktrinore”.
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi u ndërpre në vitin 2011. Pastaj ai zgjati gjashtë muaj.
Sipas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes Millosh Vuçeviq, shërbimi ushtarak do të zgjaste katër muaj, pra jo më shumë se katër muaj.
“Kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak nuk është një përgatitje për luftë, por një përgatitje për të shpëtuar vendin dhe për të pasur breza që dinë të mbrojnë vendin e tyre.”, ka thënë Vuçeviq.