Serbët protestojnë para Stacionit Policor në Zubin Potok

Disa qytetarë serbë janë mbledhur sot para Stacionit Policor në Zubin Potok për të protestuar kundër, siç e kanë quajtura ata, “përdhosjes së faltoreve ortodokse serbe”.

Protesta është organizuar nga një grup qytetarësh të paidentifikuar dhe në një deklaratë të dërguar për mediat thuhet se shkak i protestës ka qenë “një incident në atarin e fshatit Kolashin, kur kisha është përdhosur nga persona të panjohur, por edhe tentativë për uzurpim dhe përvetësim të Kishës së Shën Anës në Përkovc, si dhe kishave në fshatin Vinarcë”, raporton Zeri.info.

Protesta është zhvilluar pa ndonjë incident. /Zëri

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button