Senatori luftënxitës, fillimisht kërkonte të shkatërrohet Irani, tani shprehet i kënaqur me armëpushimin

Senatori republikan amerikan, Lindsey Graham, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit të luftës me Iranin, duke theksuar nevojën për një zgjidhje diplomatike, por pa kompromise ndaj veprimeve që ai i cilëson si armiqësore.

Graham u shpreh se, megjithëse diplomacia mbetet rruga e preferuar, veprimet e Iranit në rajon nuk duhet të tolerohen.

“Duhet të kujtojmë se Ngushtica e Hormuzit u sulmua nga Irani pas fillimit të luftës, duke shkatërruar lirinë e lundrimit. Në vijim, është thelbësore që Irani të mos shpërblehet për këtë akt armiqësor ndaj botës”, deklaroi ai.

Në të njëjtën kohë, senatori amerikan kërkoi masa të forta për programin bërthamor iranian, duke insistuar në kontroll të plotë ndërkombëtar.

“Çdo gram nga rreth 900 paund uranium shumë i pasuruar duhet të jetë nën kontrollin e SHBA-së dhe të largohet nga Irani, për të parandaluar që në të ardhmen të kenë një ‘bombë të pistë’ apo të rikthehen në aktivitetin e pasurimit”, theksoi Graham.

Ai shtoi se një propozim i mundshëm iranian për përfundimin e luftës duhet të shqyrtohet në kohën e duhur dhe të kalojë përmes procedurave institucionale në Kongres.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button