Sela s’di çfarë është duke bërë Taravari, “s’po na tregon asgjë”

I pyetur se çfarë i është ofruar Aleancës për Shqiptarët në takimin e mbrëmjes së djeshme mes kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, atij të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrit teknik Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit Qendror të ASH-së, Ziadin Sela për TV21 tha se Taravari ka negociuar dhe se Kuvendit Qendror nuk i është sjellë asnjë ofertë.



