Sela në Shkup, Taravari në Gostivar

Sot Aleanca e Ziadin Selës në orën 13:00 në Shkup do të mbaj kuvendin 2-të të kësaj partie. Dy ditë më parë të njëjtin kuvend e ka mbajtur edhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari, të cilin Sela e quajti si të pavlefshëm këtë kuvend, raporton Alfax.

Ndërkaq lideri i ASH-së Arben Taravari, ka njoftuar se sot të qëndrojë në Gostivar, në tubimin që do të mbahet me fillim prej orës 19:00.

“Gostivaras të dashur, ju pres nesër në Pallatin e Kulturës në Gostivar, në orën 19:00 t’ju them FALEMINDERIT dhe bashkë t’i themi t’gjithëve se:

NDRYSHIMI KA NIS!”, shkroi Taravari në Facebook.

Kujtojmë që gjatë ditës Sela tha se ka ftuar edhe Taravarin në mbledhjen e Kuvendit të thirrur nga ai për ditën e nesërme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button