Sela: Do t’i mbetemi besnik Frontit Europian

Ziadin Sela thotë se Aleanca për Shqiptarët është e bashkuar dhe se deputetë e kësaj partie janë në grupin e tij dhe do t’i mbeten besnik Frontit Europian. Sela tha se ASH-ja premtimet zgjedhore i llogarit si “fjalë të dhënë”.
“A i dini deputetët e ASH-së? Cilët janë? A janë këtu? Po. Për këtë po ju pyes. Fotografia flet më tepër se fjalët. Deputetët e ASH-së janë këtu, keni shansin për t’i parë. Iliri, Ilirja, Elmiu, unë. ASH-ja është e bashkuar, deputetë janë këtu”, tha mes tjerash Sela.