Sekuestrohet 7.2 tonë kokainë, destinacioni ishte Belgjika

Policia boliviane ka sekuestruar më shumë se 7.2 tonë kokainë, që është sasia e dytë rekord e drogës e sekuestruar në vend, me një vlerë të vlerësuar prej 451 milionë dollarë, raporton Reuters.
Sipas Ministrisë së Policisë, plani ishte dërgimi i drogës në Belgjikë.
Operacioni u krye në rajonin Pisih, në kufi me Kilin, dhe droga ishte fshehur në dy kamionë që transportonin hekur në Evropë, nëpërmjet portit kilian në Paqësor.
“Nëse marrim parasysh çmimin e substancës në shtetin që ishte destinacioni përfundimtar, ai është më shumë se 451 milionë dollarë”, tha ministri i policisë Eduardo del Castillo.



