Sekuestrohen rreth katër tonë marihuanë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se janë konfiskuar rreth 4 tonë marihuanë nga një kompani në Josifovo të Vallandovës, përcjell TV21

Nga MPB theksojnë se bëhet fjalë për një kompani që kishte licencë për prodhim të produkteve nga marihuana, për çështje mjekësore, por që pas kontrollit të bërë me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, janë vërejtur parregullësi, pas çka nga Komisioni përkatës në Ministrinë e Shëndetësisë, është kërkuar që t’i merret licenca kompanisë së njëjtë.

“Pas sigurimit të të gjitha provave materiale DPB Vallandovë deri te PTHP Gjevgjeli ka parashtruar kallëzim penal për vepër penale të kryer nga neni 95 B, 29G të Ligjit për kontrollin e drogave narkotike, ndaj menaxherit të personit juridik U.R.G. (21) nga Bullgaria, ish-menaxheri L.S. (35) nga Novosella, kundër personit juridik si dhe kundër B.I. (49) nga Dojrani i ri, B.I. (25) nga Strumica dhe N.G. (40) nga Strumica. Prokurori publik nga Prokuroria Publike e Gjevgjelisë ka lëshuar urdhër për konfiskimin e rreth 1390 kilogramëve marihuanë të falsifikuar, rreth 1630 kilogramë biomasë me THC dhe rreth 815 kilogramë marihuanë me THC”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button