Sekuestrohen materiale për prodhimin e lëndëve psikotrope

Njësiti për Trafikim të Paligjshëm të Drogës nga SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër personi L.V. (59) nga Republika e Polonisë, me vendbanim në Shkup, njoftoi MPB.

“Kallëzimi penal është parashtruar pas një hetimi nga Departamenti i Policisë Kriminalistike– Sektori për Trafikim të paligjshëm me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme, Njësiti për trafikim të paligjshëm me drogë dhe njësiti për trafikim të paligjshëm nga SPB Shkup, gjatë të cilit janë siguruar prova materiale se shtetasi polak gjatë muajit nëntor 2023, pas mbërritjes në Shkup, në mënyrë të paligjshme ka marrë substanca dhe materiale për të cilat ka ditur se janë të destinuara për prodhimin e substancave psikotrope dhe prekursorëve, përkatësisht 88.350 tableta”, bëjnë të ditur nga MPB.

Në bazë të urdhrit për ekspertizë të prokurorit publik nga PTHP Shkup nga Fakulteti i framacisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup, është përpiluar ekspertiza, sipas së cilës nga tabletat e sekuestruara që përmbajnë pseudoefedrinë në përbërjen e tyre, ndërsa duke pasur parasysh sasinë e madhe që është konfiskuar, mund të përdoret për prodhimin e paligjshëm të së paku 3545 gram metamfetaminë.

Pas paraqitjes së kallëzimit penal nga prokurori publik nga PTHP Shkup, shtetasi polak është paraqitur para gjyqtarit të Gjykatës Themelore Penale Shkup, i cili e ka dënuar me burgim me kusht prej 2 vitesh dhe masën e përjashtimit nga RMV dhe ndalimi i hyrjes për 8 vjet. Gjithashtu, gjyqtari ka shqiptuar masën për konfiskimin e tabletave, si dhe parave të gatshme në shumë prej 14.450 euro dhe 290.000 denarë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button