Sekuestrimi rekord i marihuanës: Toshkovski paralajmëron për kontroll të rreptë ndaj krimit

Gjatë një aksioni të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u zbuluan dhe u sekuestruan më shumë se 40 tonë marihuanë, duke shënuar një nga sekuestrimet më të mëdha në historinë e vendit.

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, theksoi rëndësinë e këtij aksioni.

“Vetë sasia tregon se kjo nuk është një rastësi, por rezultat i veprimtarisë kriminale të organizuar dhe sistematike”, ka shkruar Toshkovski.

Ai shtoi se marihuana e sekuestruar nuk ishte e destinuar për përdorim të ligjshëm mjekësor.

“Ekziston dyshim i bazuar se marihuana e sekuestruar nuk ishte e destinuar për përdorim të ligjshëm dhe të kontrolluar strikt për qëllime mjekësore, por kishte për qëllim të përfundonte në tregun e zi, me pasoja direkte mbi sigurinë dhe shëndetin e të rinjve tanë”, shkruan ai.

Toshkovski nënvizoi angazhimin e shtetit për mbrojtjen e të rinjve dhe zbatimin e ligjit.

“Si ministër, është detyra ime të theksoj se shteti nuk do të lejojë që të rinjtë të bëhen viktima të përfitimeve të strukturave kriminale dhe se ligji do të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë”, shkruan në njoftimin e tij Toshkovski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button